
Gazetari Eljan Tanini u shpreh se legalizimi i prostitucionit duhet të ndodhë, dhe sipas tij, kjo gjë do të realizohet nga Kryeministri Edi Rama në fund të mandatit të tij.
Duhet të legalizohet prostitucioni në Shqipëri apo jo? Kjo është një pyetje që shtrohet shpesh gjatë debateve televizive kur diskutohen rastet e qendrave të masazheve që ofrojnë shërbime seksuale apo i vajzave të huaja që vijnë në Tiranë për këtë aktivitet, një fenomen që ka njohur rritje vitet e fundit.
Gjatë këtij debati në emisionin Opinion, gazetarja Klodiana Lala ka thënë se është kundër legalizimit të prostitucionit.
Kurse gazetari Eljan Tanini u shpreh se legalizimi i prostitucionit duhet të ndodhë, dhe sipas tij, kjo gjë do të realizohet nga Kryeministri Edi Rama në fund të mandatit të tij.
Klodiana Lala: Nuk mendoj që legalizimi i prostitucionit do ta zgjidhi këtë.
Blendi Fevziu: Për legalizimin do bëj debat më vete.
Eljan Tanini: Legalizimi është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhi kësaj shoqërie.
Eljan Tanini: Unë edhe mund ta them se kush mund ta legalizojë.
Eljan Tanini: Rama në fund të mandatit të tij.
Blendi Fevziu: Tani lere Ramën se po merret njëherë të bëjë shtetin e Bektashinjve.
Lini një Përgjigje