
Shqiptarja Mira Murati ka vendosur të largohet nga firma e Inteligjencës Artificiale, OpenAI. Ajo ka qenë pjesë e kompanisë që krijoi ChatGPT për gjashtë vjet e gjysmë.
“Pas shumë reflektimeve, kam marrë vendimin e vështirë për t’u larguar nga OpenAI,” shkroi ajo në një letër të hapur për kompaninë, të cilën e publikoi gjithashtu në X , duke shtuar: “Nuk ka kurrë një kohë ideale për t’u larguar nga një vend që dikush e pëlqejnë, megjithatë, ky moment ndihet i duhuri.”
Murati gjithashtu shkroi se ajo “po largohet sepse kërkon të krijojë kohën dhe hapësirën për të bërë eksplorimin e saj.
“Për momentin, fokusi im kryesor është të bëj gjithçka në fuqinë time për të siguruar një tranzicion të qetë, duke ruajtur momentin që kemi ndërtuar”, u shpreh Murati.
Murati është drejtuesja më e fundit i nivelit të lartë që largohet nga startup-i. Bashkëthemeluesi i OpenAI Ilya Sutskever dhe ish-udhëheqësi i sigurisë Jan Leike njoftuan largimet e tyre në maj. Bashkëthemeluesi John Schulman tha muajin e kaluar se ai po largohej për t’iu bashkuar rivalit Anthropic.
Lini një Përgjigje