TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2024, 22:25

"Shaka pa kripë e Ramës", Baçi: E paprecedentë të krijosh shtetin islamik modern

Shkruar nga Pamfleti

"Shaka pa kripë e Ramës", Baçi: E paprecedentë

Opinionisti Agim Baçi ka folur lidhur me idenë e krijimit të shtetit bektashi. Ai tha se Rama i përket politikanëve populistë e autokratë që nuk i intereson fare të pyesë të tjerët.

Baçi u shpreh se kjo është një shaka pa kripë dhe e paprecedentë të krijosh shtetin islamik modern.

“Në rastin më të mirë është ide turistike.

Rama i përket atyre politikanëve populistë, autokratë që thotë unë jam populli, unë jam e vërteta kështu që nuk i intereson fare të pyesë Bektashinjtë. Ajo u dallua në prononcimin e parë nga kreu i Bektashinjve që nuk e dinë këtë, por pastaj ra dakord.

Por nuk mund të fajësojmë këtu asnjë nga Bektashinjtë.

Këtu kemi të bëjmë me një ide të kryeministrit ku unë e besoj se ai e shikon Shqipërinë turistike. Por kjo është një shaka pa kripë sepse ti nuk mund të bësh shaka të tilla se ti do të rrisësh turizmin.

Ajo që është e rrezikshme këtu, është një e paprecedentë është që ti kërkon të krijosh shtetin islamik modern. Do të thotë që ti do ti ndash myslimanët në Shqipëri kategori e parë dhe kategori e dytë”, tha Baçi për “Ora News”.

Lini një Përgjigje