TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2024, 21:45

Dosja “Gërdeci” / Gazetari: Është evidentuar një transaksion bankar nga Ismail Mulleti në drejtim të Shkëlzen Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Dosja “Gërdeci” / Gazetari: Është evidentuar një

Transferta bankare ndër vite të konstatuara mes biznesmenit Ismail Mulleti dhe Shkëlzen Berishës janë duke u hetuar për herë të parë, nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të dosjes së ndarë për çështjen Gërdeci.

Gazetari Ermal Vija foli për këtë çështje në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa theksoi se nga hetimi i dosjes së Gërdecit ka rezultuar që në kontratë për shitjen e municioneve ka patur ndikim apo korrupsion.

Nga hetimi i dosjes së Gërdecit ka rezultuar që në kontratë për shitjen e municioneve ka patur ndikim apo korrupsion. Nuk ka emra të personave që janë nën hetim. Por Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet. Gjatë gjurmimit të parave është evidentuar një transaksion bankar nga Ismail Mulleti në drejtim të djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha. Prokuroria ka dyshime dhe është përqendruar të një tjetër koncesion i dhënë në atë kohë. Të gjitha janë ende në fazë verifikimi, për të cilën prokuroria ka ushtruar kontrolle, ka sekuestruar edhe telefona”, tha ai.

Lini një Përgjigje