
Ish-deputueti i PD-së Myslim Murrizi ka deklaruar në podkastin “TëPashoq” në kanalin në youtube të “Pamfletit” se krijimi i një shteti të ri bektashi nuk shpëton askënd nga përgjegjësia penale.
Më tej Murrizi shtoi se nga informacione që ai ka, një numër klerikësh provincial e qendrorë janë të alarmuar pasi kanë dalë në përgjimet e Sky dhe EncroChat!
Pjesë nga biseda në studio:
Ka aludime, ka teori konspirative që Rama e bënë këtë për t’i shpëtuar drejtësisë?
Murrizi: Kush do t’i shpëtoj drejtësisë, Rama apo klerikët?
Ç’lidhje kanë klerikët ne flasim për njerëzit që kanë qeverisur vendin që janë të korruptuar? Sa qëndron kjo teza apo janë teori konspirative?
Murrizi: Nuk e di por, kam një far informacioni që në këto përgjimet, Sky, telefonat BQ, EnkroChat, jo pak kanë përgjime që janë trazuar dhe disa klerikë provincial apo qendrorë te kjo pjesë.
Po ky mbase do të jetë shtet më vete dhe ska kush tagër që të hyjë?
Murrizi: Po të ishte kështu nuk iknin në Dubai kontigjeni, por iknin në Vatikani dhe Montecarlo. Pra edhe këto shtete nuk janë shumë të hangarlisur ndaj politikës kriminale e penale.
Lini një Përgjigje