TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2024, 22:05

Myslim Murrizi paralajmëron ‘tërmet’ nga SPAK: Te SKY Ecc dalin politikanë, njerëz të drejtësisë dhe klerikë

Shkruar nga Pamfleti

Myslim Murrizi paralajmëron ‘tërmet’ nga SPAK: Te SKY Ecc

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka paralajmëruar se do të ketë arrestime të bujshme në kuadër të përgjimeve të dala nga Sky ECC.

Sipas tij, dosjet vijnë pjesë-pjesë dhe ka shumë personazhe me rëndësi. Duke folur në “Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në YouTube, ai deklaroi se ka personazhe nga të gjitha fushat që dalin në përgjime.

Nuk besoj se SPAK i ka duart e lira që ata ta sjellin dhe këta ta fshehin. Këtu dalin shumë. Ke nga drejtësia, ndoshta dhe prokurorët brenda SPAK, ke në Prokurorinë e Përgjithshëm, prokurorë e ish-prokurorë, gjyqtarë, politikanë, edhe klerikë. Pra nuk i ndaj as nga veshja, as nga gjuha. Nuk i hamendësoj, se nuk jam nga ata që shoh filxhan”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje