TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2024, 21:50

Garë e fortë brenda krimit? Kush do e 'hajë kokën' e Kryepolicit të ri?

Shkruar nga Pamfleti

 

Garë e fortë brenda krimit? Kush do e 'hajë kokën'

Në pjesën e dytë, të podkastit “TëPashoq”, në kanalin në youtube të “Pamfletit”, është i ftuar gazetari Basir Çolllaku, i cili do të kalojë në sitë procesin për zgjedhjen e Kryepolicit të ri.

Çollaku do të flasë për dyshimet se gara është fiktive me fitues të paracaktuar nga vet Edi Rama, deri te skualifikimi i 4 nga 15 klandidaturave dhe kandidati më i mundshëm për të pasuar Muhamet Rrumbullakun?

Gazetari gjithashtu do të hedhë dritë mbi dyshimet që po qarkullojnë, se kjo garë është hapur në formën e një tenderi, ku ofertues janë bandat më të forta në vend dhe në fund do të fitojë kandidati i bandës që do të sjellë më shumë vota në 2025.

Edhe dosjet e nxehta të SKY që priten ende nga SPAK… e kë do të godasin këtë herë, do të trajtohen sonte në ‘’Të Pashoq’’.

 

Lini një Përgjigje