TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2024, 22:24

Kush do të jetë kreu i ri i Policisë së Shtetit? Basir Çollaku zbulon në “Të Pashoq” prapaskenat e garës! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kush do të jetë kreu i ri i Policisë së Shtetit? Basir

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në podkastin “Të Pashoq” në kanalin në youtube të “Pamfletit” ka zbuluar detaje lidhur me garën për kreun e ri të Policës së Shtetit.

Çollaku tha se gara është thjesht fiktive dhe kandidatët të cilët nuk i përshtaten ideologjikisht qeverisë aktuale janë s’kualifikuar dhe do të s’kualifikon në vazhdim. Ai theksoi se në radhët e policisë së shtetit ka policë me karrierë të pasur dhe me integritet, por sipas tij, këto nuk janë targeti i cili kërkohet për të marrë postin e kreut të Policisë së Shtetit.

Pjesë nga biseda:

Për ta nisur me 15 kandidatët në garë për kreun e Policisë së Shtetit, megjithatë ministri disa sitë më parë në komisioni deklaroi se 4 janë s’kualifikuar nga gara. Si fillim kush janë kate që janë s’kualifikuar nga gara?

Basir Çollaku: Mesa di unë janë Sami Rasha, Shemsi Prenci, është njëri që ka qenë në kërkim sepse se kishin identifikuar dot se ishte i kërkuar. Përgjithësisht janë njerëz që ata i kanë pikasur që nuk ju përkojnë ideologjikisht në karrierë.

Nuk i plotësojnë kriteret?

Basir Çollaku: Mu kjo më ngjan si puna e tenderëve që specifikimet teknike i bën ai që do të fitojë garën. Por unë kam kontaktuar me Shemsi Prençin që doja ta ftoja në studio dhe ai po priste gjithë kërshëri procesin për ta respektuar deri në fund, ju thoni është s’kualifikuar. Pritshmëri. Këto janë le të themi njoftime mediatike. Zyrtarisht ministri lexoi njoftimin e shkruar nga shefi i tij kryeministri. Se dhe vet ministri është në hetim për shpërdorim detyre. Një padi e bërë në 2023, në dhjetor dhe në janar 2024. SPAK e ka deleguar për kompetencë lëndore Prokurorisë së Tiranës. Një padit për largim të padrejtë nga detyra kur ishte shefi i inspektoratit të kombëtar të territorit.

E qartë po drejtorët?

Basir Çollaku: Tani kthehemi te drejtorët. Nuk di pse duhej të bëhet kaq shumë zhurmë, propagandë për një drejtues policie. Ka oficerë karriera që kanë sakrifikuar janë kualifikuar kanë një background të mirë dhe pozitiv, ka në policinë e shteti por a janë këta prioritet dhe shënjestër e kërkimit për drejtues të policisë?  

Çollaku

Lini një Përgjigje