
Gazetari Basir Çollaku ka hedhur dritë mbi largimin e Elsa Toskës nga Gjykata Kushtetuese. Ajo u largua për arsye personale, por thuhet se fshihet diçka tjetër.
I ftuar në “Të Pashoq” në kanalin e Pamfletit në YouTube, ai tha se ka pasur presion ndaj saj, pasi duan të bëjnë gjyqtare një besnike të mazhorancës. Sipas tij, ajo është anëtarja KPK, Genta Tafa Bungo.
“Kishte dhe 4 vite për të mbyllur mandatin. Nuk është mes gjyqtarëve të përfolur. Mund të ketë pasur trysni për mungesën e dhënies së diçkaje, njëso si kryetarja e Kuvendit që ishte sëmurë për të qëndruar në zyrë, por e shëndetshme për të bredhur në zona elektorale. Di që ka një emër të përfolur për ta zëvendësuar dhe është Geta Tafa Bugo. Dihet se është një nga mbëshetëset, me veprime dhe të paligjshme, me detyrën e saj ndaj mazhorancës. Me largimet me porosi nga drejtësia”, tha Çollaku.
Lini një Përgjigje