TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shtator 2024, 10:29

"Nuk ka ndodhur ndonjëherë", Paskal Milo zbardh prapaskenat pse presidenti i Izraelit takoi Baba Mondin

Shkruar nga Pamfleti
"Nuk ka ndodhur ndonjëherë", Paskal Milo zbardh prapaskenat
Paskal Milo

Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Paskal Milo ka shpjeguar se pas idesë së shtetit të bektashinjve mund të fshihet Izraeli.

Ish-ministri theksoi se “e gjithë kjo patjetër që ka qenë një arsye pse presidenti i Izraelit në vizitën që bëri në Tiranë, bëri një takim të posaçëm me Baba Mondin.

Nuk ka ndodhur herët e tjera që kryetarë shtetesh dhe qeverive që të shkojnë dhe të takojnë Kryegjyshin Botëror. Nuk di të ketë ndodhur ndonjëherë, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e protokollit.”

Dhe me tej Paskal Milo, historian dhe njohes i mirë i marrëdhenieve ndërkombëtare, shton:

“Izraeli patjetër që është i interesuar për shkak të armiqësisë tradicionale me botën arabo-myslimane që dihet. Është i interesuar që komunitet myslimane të mos kenë unitet. Nëse do kishte unitet, gjithnjë është në dëm të tij”.

Por a është vetëm Izraeli në këtë lojë të madhe të shtetit të bektashinjve?

“E shoh jo aq të lidhur drejtpërsëdrejti vetëm me Izraelin, nuk e besoj, duhet të jetë një qasje dhe lojë me përmasa shumë më të gjëra, ku Izraeli mund të ketë pjesën e vet të lojës, por nuk është vetëm”, tha Milo. 

paskal milo baba mondi

Lini një Përgjigje