
Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji. Ai tha se Salianjit i duhet pafajësia në Gjykatën e Lartë, pasi ndryshe i ndalohet përgjithmonë futja në Kuvend.
Spahiu shprehet gjithashtu se është shumë i vështirë pezullimi i ekzekutimit të vendimit.
"Ka tre aspekte. Aspekti i themelit të çështjes, aspekti procedural dhe momenti i ekzekutimit. Po të vimë tek e treta prokuroria dhe policia e kanë detyrim që ta ekzekutojnë vendimin. Në bazë të ligjit të dekriminializmit Salianjit i hiqet mandati, po i pengohet kandidimi në vitin 2025, por edhe gjithë jetën. Futja në qeveri apo parlament, nëse ky vendim i formës së prerë nuk fiton dot pafajësinë në Gjykatën e Lartë, do ta ketë të pamundur që të kandidojë për post në administratë apo kuvend.
Së dyti, është shumë i vështirë pezullimi i ekzekutimit të vendimit. Ekzekutimi fillon menjëherë ndërsa afatet procedurale të gjykimit në Gjykatën e Lartë marrin shumë kohë. Gjykata e Lartë nuk njeh precedent penal dhe proces që të pezullojë vendime panele. Pezullimet janë për çështje administrative dhe civile, në rastin e vendimeve penale", tha Spahiu për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje