TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shtator 2024, 17:41

Kreshnik Spahiu: Drejtësia penale duhet fillonte me dënimin e Berishës dhe Metës, jo me Salianjin

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: Drejtësia penale duhet fillonte me dënimin e

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar vendimin e Apelit, që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin e PD, Ervin Salianji.

Për emisionin ‘Studio Live’, Spahiu tha se drejtësia do duhej të fillonte me dënimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe jo me Salianjin.

Në aspektin politik do shprehja një lloj skepticizmi. Jam shumë i habitur që drejtësia penale të nisi nga dënimi i Salinjit, që kurrë s’ka qenë ministër, dhe të mos fillojë nga Berisha e Meta që kanë me dhjetëra dosje penale për vepra penale të kryera gjatë 34 viteve të fundit.

E çuditshme si jepet një vendim ekstrem, dënimi me burg jepet për vepra penal me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Salianji s’ka të shkuar penale me probleme penale, vepra penale nuk është as korrupsion pasiv, as korrupsion aktiv, as pastrim parash, as fshehja pasurish, as pastrim i produkteve të veprës penale, as vrasje, a plagosje, vepra penale që akuzohet Berisha e Meta, dosje që kanë më shumë se një dekadë në sirtarët e prokurorisë”, tha ai.

Sipas juristit, nuk mund të shkohej menjëherë te dënimi me burg, apsi ka dhe dënime alternative. Po ashtu ai tha se ka pasur një gabim taktik nga mbrojta. Sipas Spahiut, mund t’i gjenin një taktikë mbrojtje për gjykim të shkurtuar ose ta kërkonin shërbimin e provës.

 

Lini një Përgjigje