TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shtator 2024, 21:17

Vendimi për Salianjin, “shpërthen” Bushati: Lapangjozët e drejtësisë së re u bënë certifikues të manipulimeve të policisë politike!

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi për Salianjin, “shpërthen” Bushati:

Gjykata e Apelit la sot në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Këtë vendim, gazetari Andi Bushati e quan manipulues së pari të dëshmitarëve ndaj procesit, të cilët u certifikuan përmes drejtësisë së re.

Ne kemi kaluar në një shtet dhe në një drejtësi që këta lapangjozët e drejtësisë së re po bëhen certifikuesit dhe noterët e manipulimeve të policisë politike.

Pra policia politike rekruton një dëshmitar të rremë, e çon në gjykatë dhe gjykata ty të vë në pranga.

Ku është shteti i Pinochetit, në momenti që policia paguan dëshmitarët dhe gjykata i certifikon këta, ky është fundi”, tha Bushati në emisionin “Të paeksspozuarit”.

bushati

Lini një Përgjigje