TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shtator 2024, 19:21

Kur do të arrestohet Salianji? Avokati zbulon afatet dhe procedurat

Shkruar nga Pamfleti

Kur do të arrestohet Salianji? Avokati zbulon afatet dhe procedurat

Redi Ramaj, avokati i deputetit Ervin Salianji deklaroi se ky i fundit nuk mund të arrestohet deri sa të zbardhet vendimi i gjykatës që mund të marrë nga 1-3 muaj kohë.

Ramaj u shpreh se klienti i tij do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të bërë rekurs në gjykatë të lartë për këtë vendim.

Vendimi i Gjykatës së Apelit sot duhet të zbardhet, të kalojë nëpërmjet Prokurorisë me anë të ekzekutimit mbasi të zbardhet i plotë dhe më pas të ekzekutohet nga policia e shtetit. Duhet zbardhur vendimi një herë, që kërkon shumë kohë për t’u bërë, që mund të shkojë nga 1 muaj deri në 3 muaj dhe Salianji do ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të shkuar në Gjykatë të Lartë me anë të rekursit në mënyrë që të ketë mundësi të pezullojë këtë vendim”, tha avokati në Euronews Albania.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi sot vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Lini një Përgjigje