TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shtator 2024, 21:12

1 vit burg për Salianjin, Artan Hoxha: Rama e dinte vendimin, e paralajmëroi 1 javë më parë në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

1 vit burg për Salianjin, Artan Hoxha: Rama e dinte vendimin, e

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur lidhur me vendimin Gjykatës së Apelit, e cila la sot në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji.

Ai akuzohet për “Kallëzim të rremë” lidhur me rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Artan Hoxha e quajti këtë vendim të paralajmëruar një javë më parë nga vetë kryeministri Edi Rama.

“Sot ndodhemi para faktit të kryer, para vendimit të Gjykatës ë Apelit që ka lënë vendimin në fuqi të Shkallës se Parë, gjyq që ka zgjatur si rrallë here, me 10 seanca.

Se çfarë përfundimi do kishte e paralajmëroi Rama që një javë më parë, në Kuvend, ku ju drejtua deputetit Bardhi dhe pastaj i dha edhe përgjigje z.Salinji, kur i tha i je shmangur procesit duke mos u paraqitur, shko atje në proces i tha dhe përballu.

Pra, pak a shumë u duk se Rama e dinte se çfarë vendimi merrej.

Sot flasim 6 vite pasi ka ndodhur ngjarja”, tha Hoxha për “MCN Tv”.

Lini një Përgjigje