
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e Apelit për dënimin e deputetit Ervin Salianji.
Ai tha se vëllai i Fatmir Xhafajt, duhej të mbahej këtu në kohën kur ishte kryeprokurore Arta Marku, pasi kishte disa akuza për të.
Lubonja pyet: “kur vëllai i ish-ministrit ishte i dënuar në Itali, atëherë pse nuk ndalohej dhe pse nuk kapej”? Analisti theksoi se pas këtij vendim, i bie që të gjithë jemi në rrezik.
“Kur shikoj prokurorë, policë, të angazhuar në një makinacion, atëherë këtu jemi përpara një regjimi të rrezikshëm. Ai ka mbrojtur të vëllain, pastaj bën një gjë tjetër, fut një tjetër në burg, fut gjykatat në lojë, kjo është e tmerrshme, jemi në një regjim.
Është një dështim i drejtësisë”, tha Lubonja për “News 24”, duke paralajmëruar se ky regjim do të bjerë dhe bashkë me të do të bjerë edhe drejtësia.
Lini një Përgjigje