TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Gusht 2023, 19:40

“Gjyqi të bëhet me dyer të hapura”, i ati i Dritan Goxhajt: Pas arrestimit të djalit tim fshihet Serbia

Shkruar nga Pamfleti

“Gjyqi të bëhet me dyer të hapura”, i ati i Dritan

Pas arrestimit të djalit të tij Dritan Goxhaj, koloneli Dilaver Goxhaj, i bën thirrje qeverisë së Kosovës dhe qeverisë shqiptarë që të reagojnë për çështjen ku është përfshirë ish-luftëtar i UÇK-së.

Dritan Goxhaj u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale. Ngjarje kjo që ka sjellë reagime të shumta. Dilaver Goxhaj u shpreh se nuk e priste këtë ‘shpërblim’ pas luftës në Kosovë.

Ai shtron pyetjen se përse nuk ekziston në Shqipëri e drejta e prevalimit duke shtuar se pas gjithë kësaj çështje qëndrojnë forca të caktuara të Europës që kanë qenë dhe janë aleate me Serbinë.

“Këtë e bëjnë forca të caktuara të Europës që kanë qenë dhe janë aleatë me Serbinë. Nuk e kam takuar djalin, sot që shkova të takoja më duheshin disa dokumente dhe nuk e takova. I bëj apel që të bëjnë vetëm drejtësi të shohin ligjet e Republikës së Shqipërisë. Edhe në kohën e sistemit monist, nuk dënohej njeri përse shkruhej kundër qeverisë, dënoheshin për veprimtari që donin të rrëzonin qeverinë, por gjyqe të tilla? Aq më keq që trajtohet në një gjykatë që Shqipëria nuk e njeh. Kërkon që gjyqi që është bërë me revokim nga avokati të bëhet me dyer të hapura që të jemi të qartë dhe i gjithë opinioni publik. Përse bëhet kjo këmbëngulje për ekstradimin me urgjencë për djalin tim”, tha Goxhaj për “News 24”.

dritan goxhaj dilaver goxhaj gjyq

Lini një Përgjigje