
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është rikthyer sot në Itali pasi kaloi disa ditë në Shqipëri me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
Pas takimit të së premtes së kaluar në Palazzo Chigi me partitë opozitare për çështjen e pagës minimale , liderja e IHD-së u largua me partnerin e saj Andrea Giambruno, vajzën e saj Ginevra, motrën e saj Arianna dhe kunatin e saj Francesco Lollobrigida (ministër i Bujqësisë) për të shijuar ditët e pushimeve në një fermë në Ceglie Messapica, në zonën e Brindisit.
Por planet ndryshuan. Ajo shkoi në Vlorë me ftesë të kryeministrit shqiptar. Në katër ditë ajo qëndroi në privatësi maksimale, teksa shijoi udhëtimet me motobarkë dhe plazhin. Ndërkohë ajo u largua sot me traget dhe ka publikuar foto nga anija.

![]()
Lini një Përgjigje