TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Gusht 2023, 18:41

Kulla në mes të Tiranës, Berisha “sherr” me Mero Bazen: E kam larguar se më ngjitej si baltë në këpucë!

Shkruar nga Pamfleti

Kulla në mes të Tiranës, Berisha “sherr” me Mero

Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur sot me gazetarin Mero Baze. Ky i fundit reagoi në Facebook pas konferencës për shtyp të Berishës. ish-kryeministri mohoi lidhjet me kullën 58 kate në mes të Tiranës duke thënë: "Ushtria e gjobëvënësve nxori se unë paskam lidhje me investitorët dhe ndërtuesit, unë u them këtu shqiptarëve se as Agim Zeqo, as Ilir Shtufi nuk ka dhënë një qindarkë të vetme për Foltoren".

Por Baze reagoi në rrjetet sociale duke deklaruar: "Sali mos u nxito me Agim Zeqon se e ke zakon që thua nuk di ç'bën djali pastaj. Shiko kush ta ka paguar ndërhyrjen në klinikë në Vjenë. Jo për gjë por ai se mban dot nderin pa e treguar gjithandej"

Deklarata e tij solli një përgjigje nga Berisha. Përmes zëdhënëses së tij, Florian Garo, Berisha shprehet se asnjë biznesmen nuk i ka paguar asgjë.

Sot, shpifësi i paguar Ymer Çorapja, të cilin e kam larguar se më ngjitej si baltë në këpucë për të kaluar mallra pa doganë etj., lëshoi  shpifjen e ulët të radhës. Sipas tij, biznesmeni Agim Zeqo më paska paguar shpenzime mjekimi në Vjenë.

Lidhur me këtë shpifje të tij amorale, sqaroj se kurrë Agim Zeqo dhe asnjë biznesmen tjetër, shqiptar apo i huaj, nuk ka paguar ndonjëherë një qindarkë të vetme për kujdesin tim shëndetësor në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër në botë”, tha Berisha.

berisha baze

Lini një Përgjigje