TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Gusht 2023, 18:00

Lidhja e Beqajt me "Sterilizimin", gazetari: SPAK të hetojë ish-ministrin, i'u refuzua viza për Amerikë

Shkruar nga Pamfleti
Lidhja e Beqajt me "Sterilizimin", gazetari: SPAK të hetojë
Ilir Beqaj në SPAK

Gazetari Elton Qyno ka folur për koncensionin e sterilizimit dhe operacionin e SPAK ku u arrestuan biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri Klodian Rjepaj, teksa hetimet vijojnë për zyrtarë dhe persona të tjerë të përfshirë.

I ftuar në Oranews, Qyno tha se kanë dale detaje të reja që implikojnë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe se këtij të fundit i është refuzuar viza për Amerikë.

Më tej ai shton se situata e Beqaj në aspektin ligjor mori një goditje kur Rama e futi atë në një delegacion për të udhëtuar në Amerikë dhe ish ministrit iu refuzua viza.

"Rrapaj e Rjepaj, në sinkron për koncesionin me afat 10 vjeçar. SPAK duhet të ngrejë stekën e hetimit tek ish ministri Beqaj. Shkelje dhe pabarazi në tendera, fituesi ishte i paramenduar. Situata e Beqaj në aspektin ligjor mori një goditje kur Rama e futi atë në një delegacion për të udhëtuar në Amerikë dhe Beqajt iu refuzua viza.

Ka fryrje faturash dhe operacionesh, janë bërë të gjitha manovrat për të vjedhur nga buxheti i shtetit. Fillimisht koncesioni ka dalë me humbje, dhe për të rritur fitimin kompania operacionet e thjeshta i ka marrë dhe i ka futur në dobitë e këtij koncensioni.

Një pjesë e operacioneve u transferuan tek spitalet private. "Saniservice" është një bashkim kompanish e regjistruar nga Ilir Rrapaj 1 muaj para koncensionit në Kosovë. Kompania që është pronare e koncesionit është ajo e Ilir Rrapaj. Kompania e tij nuk ishte e certifikuar për këtë punë", tha ndër të tjera gazetari Qyno.

spak gazetari sterilizimi beqaj

Lini një Përgjigje