TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Gusht 2023, 16:25

"Sterilizimi", Klodiana Lala: Si Rrapaj dhe ish-zv.ministri Rrjepaj krijuan kompaninë një muaj para se të jepej koncesioni

Shkruar nga Pamfleti

"Sterilizimi", Klodiana Lala: Si Rrapaj dhe ish-zv.ministri Rrjepaj

Biznesmeni Ilir Rrapaj që zotëron pjesën e luanit në koncesionin e sterilizimit, i cili u arrestua me urdhër të SPAK nën dyshimet për mashtrim, kishte njohje dhe miqësi të ngushtë me ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se një muaj pasi biznesmeni Rrapaj udhëtoi me Beqjan dhe Rjepaj, krijoi në Prishtinë kompaninë e tij përmes së cilës fitoi 40 për qind të koncesionit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Lala bën me dije se njohja e tyre ka nisur që në nëntor të 2013-tës, përpara procedurës së koncesionit.

Më tej ajo shton se Ilir Rrapaj krijon kompaninë Investital LLC pjesë e kompanive që hyri në garë për koncesionin me 40 për qind. Lala shkruan se kjo kompani është krijuar vetëm një muaj përpara se të dilte urdhri i ministrit të Shëndetësisë me datë 18 gusht 2014 për ngritjen e komisionit të dhënies se koncesionit.

“FAP NJË UDHETIM NE ITALI DHE FITON KONCESIONIN E STERILIZIMIT...

Rrapaj-Beqaj-Rjepaj

Ilir Rapaj përfaqësuesi i subjektit “Investital LLC" dhe Umbro Staccini përfaqësues i subjektit Tecnosanimed srl dhe U.Jet SRL, që krijuan kompaninë koncesionare Saniservice kanë njohje personale me të dyshuarin Klodian Rjepaj, zv.ministër i Shëndetësisë dhe z.Ilir Beqaj ministër i Shëndetësisë në kohën e përgatitjes dhe përfundimit të procedurës së koncesionit.

Njohja fillon prej muajit nëntor 2013, përpara procedurës së koncesionit. Kështu Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj, Klodian Rjepaj kanë hyrë në Shqipëri në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas me linjën Ajrore Alitalia Rome në datën 15 qershor 2014.

Në dokumentacionin për kapacitetin ligjor të investital LLC rezulton se ky subjekt është regjistruar në datën 17 korrik 2014 në Prishtinë me kapital 1 mijë euro nga Ilir Rrapaj, vetëm një muaj pas udhëtimit së bashku me avion me shtetasit Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj. Ilir Rrapaj krijon kompaninë Investital LLC pjesë e kompanive që hyri në garë për koncesionin me 40 për qind.

Kjo kompani është krijuar vetëm një muaj përpara se të dilte urdhri i ministrit të Shëndetësisë me datë 18 gusht 2014 për ngritjen e komisionit të dhënies se koncesionit. Kompania kishte vetëm një të punësuar, krijuesin e saj Ilir Rrapaj”, shkruan Lala.

klodiana lala sterilizimi rrapaj rrjepaj koncesion kompani

Lini një Përgjigje