
Shqipëria renditet e para me fluksin më të madh të turistëve në Europë për periudhën 9 deri në 15 gusht.
Të dhënat e publikuara nga rrjeti “Eurocontrol” flasin për një rritje me 80% të fluksit të fluturimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019-të.
E dyta pas Shqipërisë, renditet Armenia me 50% më shumë fluturime se në 2019-tën, ndërsa e treta Gjeorgjia, me vetëm 18%.
Bilanci pozitiv merr në konsideratë vetëm ardhjet e turistëve nga aeroporti “Nënë Tereza”, dhe vjen në një kohë kur ky sezon turistik për Shqipërinë po konsiderohet ndër më të suksesshmit për shkak të fluksit të madh të turistëve të huaj.
Hapja e aeroportit të ri ndërkombëtar të Vlorës mendohet se do të rrisë akoma edhe më shumë fluksin e fluturimeve, veçanërisht në periudhën verore.
Lini një Përgjigje