
Kryeredaktori i gazetës Shqiptare Erl Murati, ka folur në lidhje me arrestimet për koncesionin e sterilizimit.
Ai tha se këto ngjarje kanë dëmtuar imazhin e qeverisë, apo edhe kryeministrit. Murati vlerësoi punën e drejtësisë duke u shprehur se reagimet e fundit janë për t’u përshëndetur. Sipas tij, koncesioni i sterilizimit është i dëmshëm për xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe se është akuzuar prej 7 vitesh nga opozita politike si edhe nga njerëz që kanë pasur njohur në këtë fushë.
“Nëse i referohemi dosjes së inceneratorëve, të përgjimeve mes grupeve kriminale dhe drejtuesve të policisë dhe këto të fundit koncesionet e sterilizimit, mund të themi se drejtësia ka punuar. Kjo është për t’u përshëndetur, pasi duket që ka një lloj motivimi dhe besoj një konsensus publik për punën që po bën drejtësia, sigurisht që ka edhe shumë për të bërë. Rama duke qenë kreu i një qeverisje ku elemente dali të korruptuar, të paktën mban përgjegjësi. Pra nuk ka shumë për t’u krenuar kur je kryeministër i një qeverie ku ish-zv.kryeministri është në kërkim nga Interpoli. Prej 7 vitesh opozita e ka goditur këtë koncesion si aferë korruptive”, u shpreh Erl Murati për "News 24".
Lini një Përgjigje