
Ambasada Italiane ka reaguar në lidhje me ngjarjen e turpshme që ndodhi në Berat ku disa turistë nga Italia ikë pa paguar nga restoranti.
Me anë të një njoftimi, Ambasada bën me dije se pas porosisë së kryeministres Giorgia Meloni, ata kanë bërë pagesën në restorantin në Berat,
Më herët ishte kryeministri Edi Rama i cili ndau lajmin se homologia e tij italiane kishte kërkuar të paguhej fatura në restorantin ku shtetasit italianë u larguan me vrap pa paguar.
"Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më.", thuhet në njoftimin e Ambasadës italiane.
Lini një Përgjigje