TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Gusht 2023, 19:10

Manovrat e Ministrisë së Shëndetësisë me koncesionin e sterilizimit, nuk i dha SPAK-ut dokumentet origjinale

Shkruar nga Pamfleti

 

Manovrat e Ministrisë së Shëndetësisë me koncesionin e

Oficerët e policisë gjyqësore nuk kanë arritur që të sekuestrojnë kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në dosjen hetimore thuhet se kur është kryer kontrolli zyrtarët e MSH-së, punonjësit nuk gjetën dhe nuk i vunë në dispozicion Kontratën origjinale të Koncesionit dhe as Anekset përkatëse oficerëve të policisë gjyqësore.

Në zbatim të këtij vendimi, oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar dosjen e koncesionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo provohet me procesverbalet "Për sekuestrimin e dokumenteve" mbajtur më datë 13.10.2021 14.10.2021 dhe 20.10.2021. Gjithashtu, duhet theksuar se megjithë kërkimet në institucion dhe në arkivën e MSHMS, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk vunë në dispozicion Kontratën origjinale të Konçensionit dhe as Anekset përkatëse. Dokumentacioni i sekuestruar është dokumentacioni origjinal i kopjes së njehsuar, të dërguar nga MSHMS përsa i përket procedurës së dhënies së Konçensionit me shkresën Nr.910/1 datë 19.02.2020”, thuhet në dosje.

Lini një Përgjigje