TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Maj 2026, 07:29

Fundjava me diell dhe shi, njhuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Fundjava me diell dhe shi, njhuni me parashikimin e motit për sot

Moti në vend gjatë ditës së sotme do të paraqitet fillimisht i kthjellët, por me kalimin e orëve vranësirat do të vijnë në shtim, duke u bërë mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Pasditja sjell reshje të dobëta shiu në skajin jugor, ndërsa në mbrëmje reshjet do të shtrihen edhe në jug dhe jugperëndim të vendit. Në këto zona priten herë pas here edhe shtrëngata të shkurtra.

Ndërkohë, era do të fryjë nga kuadrati verilindje – veriperëndim me intensitet mesatar, por në bregdet dhe lugina do të ketë forcim të saj deri në 16 m/s.

Sa i përket kushteve detare, në Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i moderuar, me forcë 2-3 ballë.

 

 

Lini një Përgjigje