TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Prill 2026, 22:17

"Fshatra të zhytur në pellgje me naftë"/ Tomorri zbulon skandalin e Bankers: Nuk i ka dhënë shtetit 400 mln euro për dëmet ambientale

Shkruar nga Pamfleti
"Fshatra të zhytur në pellgje me naftë"/ Tomorri zbulon
Klodian Tomorri

Gazetari Klodian Tomorri, ka zbuluar një tjetër skandal me Bankers Petroleum. 

Tomorri tha se Bankers duhet të ngrinte dhe ti jepte shtetit shqiptar rreth 400 mln euro për dëmin ambiental, por nuk ka paguar asgjë. 

Sipas tij, ka pasur një klauzolë që detyronte Bankers në 5 vitet e fundit, të ngrinte 50 mln dollarë, si garanci për atë që quhet kosto e abandonimit. Tomorri tha se puset që shfrytëzohen mbeten si pellgje me naftë. Ngurtësimi i lekëve duhet të kishte filluar që verën e vitit 2024.

Duhet të ishte rënë dakord, të ishte caktuar shifra që sa kushton rikuperimi ambiental për të gjithë fushën ku Bankers ka shfrytëzuar puset. Ka fshatra të tërë të zhytur në pellgje nafte. Bëhet fjalë për 300-400 mln euro. Bankers duhet të jeptë qeverisë 400 mln euro, që qeveria të rikuperonte dëmet mjedisore në fusha dhe fshatra të Fierit. Nuk është ngrirë asnjë para dhe ata po e lënë derisa këta të mbarojnë koncesionin.

Ata do mbarojnë konceisonin dhe do të marrin çfarë kanë mundësi, do të marrin mirë sepse me këtë çmim që është nafta po marrin mirë dhe ne do rrimë me duart e thata si gjithmonë. Ai të merr miliarda, apo qindra milionë, të lë edhe dëm 400 mln mjedisor dhe të ikën. Ti si shtet nuk merr asnjë masë. Për çfarë i arrestove? Paratë nuk ja merr. Pse e lejon këtë tani?

Pati thashethem që goditja ishte sepse donin të hiqnin kinezët. Por dyshoj që aty të vijë kompani tjetër, sepse fusha ka mbarura. Është shfrytëzuar barbarisht. Po marrin çfarë të mundin, do të lënë tokë të djegur", deklaroi Tomorri në “Të Paekspozuarit”. 

 

klodian tomorri

Lini një Përgjigje