TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Dhjetor 2025, 13:05

Falja e gjobave 2 ditë para zgjedhjeve, Aulon Kalaja nuk heq dorë; dërgon çështjen në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Pamfleti
Falja e gjobave 2 ditë para zgjedhjeve, Aulon Kalaja nuk heq dorë;
Kandidati i PD për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja

Kandidati i PD për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin sa i takon kallëzimit të tij të bërë në SPAK për faljen e gjobave para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Kalaja pretendon se ky veprim ndikoi drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve.

“Dorëzova në Gjykatën e Lartë rekursin, sa i takon kallzimit tim të bërë më herët në SPAK.
Kam kallzuar Këshillin e Ministrave qe në kundërshtim me ligjin, fali gjobat 2 dite para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Veprim ky që ndikoi drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve. Ligji shqiptar përcakton se qeveria nuk mund të bëjë politika të tilla fiskale 4 muaj para zgjedhjee dhe deri 4 muaj pas zgjedhjeve.

Ju sjell në kujtesë se falja e gjobave 2 ditë para zgjedhjeve preket me një paragraf edhe bë raportin e OSBE-OHDIR.

Rrugëtimi i këtij kallzimi ka filluar në muajin maj, por fillimisht u pushua nga SPAK, ndërkohë unë e ankimova në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe aty më rrëzuan. Më pas e ankimova në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, edhe aty më rrëzuan.

Kurse sot kjo çështje shkon në Gjykatën e Lartë me besimin që do bëhet drejtësi. Pa diskutim që do i shkoj deri në fund kësaj çështje", shprehet Aulon Kalaja.

falaja e gjobave zgjedhje aulon kalaja

Lini një Përgjigje