Kryebashkiaku Erion Veliaj ditën e sotme ka larguar nga mbrojtja e tij avokatin Artan Gjermeni pasi GJKKO i rrëzoi këtij të fundit kërkesën e mosqëndrimit në kafaz të Veliajt gjatë seancave gjyqësore.
Pas largimit të avokatit, gjykata i ka caktuar Erion Veliajt si avokat kryesisht Valentina Teodoreskun, mbrojtja që iu caktua edhe Berishës.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar revokimin e vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila ka refuzuar disa kërkesa të bëra nga mbrojtja e tij gjatë procesit gjyqësor.
Veliaj thotë se vendimi i gjykatës ka shkelur të drejtat e tij kushtetuese dhe ligjore për një proces të drejtë, duke theksuar se nuk është informuar në mënyrë të plotë dhe efektive për akuzat kundër tij.
Ai kërkon heqjen e masës së vendosjes në kafaz, që sipas tij është një trajtim poshtërues dhe paragjykues.
Vënien në dispozicion të të gjitha akteve të dosjes në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, për t’i mundësuar atij përgatitjen e mbrojtjes.
Si dhe shtyrjen e procedurës derisa këto të drejta elementare të sigurohen plotësisht.
Kush është avoaktja Teodoresku?
Teodoresku ishte avokatja që e caktuar kryesisht nga gjykata përfaqësoi Sali Berishën në seancën e 26 tetorit 2023, ku u konfirmuan masat e para “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ndaj tij. Kalimi i Teodoreskut nga marrëdhënia avokat-klient me Berishën, ndonëse e caktuar kryesisht nga gjykata, në palë kundërshtare në sallën e gjyqit ndodhi disa ditë pas seancës së tetorit, pasi drejt emrit të saj në panele televizive, apo pubikime në rrjetet sociale pati etiketime si patronazhiste, apo ish-hetuese të diktaturës.
Për këto thënie, në të njëjtën padi për “shpifje”, Teodoresku ngriti gishtin e akuzës dhe kërkoi gjykimin edhe të djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, deputetëve demokratë Flamur Noka e Edi Paloka, ish-deputeti Luçiano Boçi, 3 mediave, 7 gazetarëve dhe avokatit të Berishës, Genci Gjokutaj.
Sipas vendimit të gjykatës së Posaçme, pushimi i çështjes penale të regjistruar pas padisë së saj është bërë për shkak të mosparaqitjes pa shkaqe të arsyeshme viktimës akuzuese Teodoresku në seancën e së hënës. Tetorin e dy viteve më parë, Teodoresku mbrojti interesat ligjorë të Berishës pas një ping-pongu avokatësh në seancën që zgjati gati tre ditë.
Fillimisht, dy avokatët e zgjedhur të Berishës braktisën gjyqin, ndërsa gjykata caktoi kryesisht në momente të ndryshme 3 avokatë kryesisht, që u zëvendësuan në përfundim nga Teodoresku, që përfaqësoi Berishën në gjyq.
Lini një Përgjigje