TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Dhjetor 2025, 11:20

Kërcënimet ndaj gazetarit Stafa, SafeJournalists: Dënojmë mesazhet e dhunshme pas raportimit mbi dështimet spitalit Onkologjik

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënimet ndaj gazetarit Stafa, SafeJournalists: Dënojmë

Rrjeti SafeJournalists ka reaguar pas kërcënimit me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa.

Në një postim, SafeJournalists shkruan se dënojnë mesazhin kërcënues ndaj gazetarit pasi ky i fundit raportoi mbi kushtet dhe dështimet e shërbimit në Spitalin Onkologjik të Tiranës.

“Rrjeti SafeJournalists dënon mesazhin kërcënues të dërguar gazetarit shqiptar Osman Stafa, pas raportimit të tij mbi kushtet dhe dështimet e shërbimit në Spitalin Onkologjik të Tiranës”, thuhet në reagim.

Pas denoncimeve të vazhdueshme për mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve në Spitalin Onkologjik, në adresë të Gazetarit Osman Stafa ka mbërritur një mesazh kërcënues, me qëllim intimidimin, frikësimin dhe tërheqjen e tij nga investigimet në këtë spital.

Përmes një adrese anonime në rrjetet sociale, gazetarit Stafa i janë drejtuar me një gjuhë banale, fyese dhe kërcënuese duke i kërkuar që të mos paraqitet më në ambientet e Onkologjikut dhe të heqë dorë nga denoncimet mbi korrupsionin dhe abuzimet mbi pacientët.

Pas marrjes së mesazhit, gazetari i News24, Stafa i është drejtuar Policisë së Shtetit, ku ka bërë kallëzim penal, për kërcënim për shkak të detyrës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar personin përgjegjës dhe se kush fshihet pas këtij kërcënimi.

Lini një Përgjigje