TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Dhjetor 2025, 10:25

Dosja 'Veliaj', zhvillohet sot seanca paraprake në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti
Dosja 'Veliaj', zhvillohet sot seanca paraprake në GJKKO
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Ditën e sotme pritet të zhvillohet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Trupa gjykuese pasi të shqyrtojë argumentet mbrojtëse të avokatëve të Veliajt dhe të të akuzuarve të tjerë të përfshirë në të njëjtën dosje, do të vendosë nëse çështja kalon ose jo për gjykim.

Sjellim ndërmend se seanca e kaluar u shty për shkak se avokatët nuk kishin bërë gati mbrojtjen për Veliajn, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe të dyshuarit e tjerë.

SPAK, me anë të një reagimi publik më 5 dhjetor 2025, deklaroi se procesi gjyqësor është zvarritur për shkak të shtyrjes së tetë seancave, të cilat, sipas institucionit të drejtësisë, janë shkaktuar nga mungesa të pajustifikuara të avokatëve mbrojtës dhe kërkesa të tyre të pabazuara.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti, i akuzuar për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 raste, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash, ndërsa në dosje është e përfshirë edhe ish-deputetja Klotilda Bushka për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Kjo e fundit ka kërkuar këtë të premte pushim të çështjes.

Në korrik të këtij viti, Gjykata e Lartë vendosi të mos ndryshojë masën ndaj tij, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit. Ndërsa, më 3 nëntor, Kushtetuesja vendosi me shumicë votash në favor të tij, duke e kthyer në detyrën e kryebashkiakut të bashkisë më të madhe në vend.

erion veliaj gjkko seanca

Lini një Përgjigje