TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Dhjetor 2025, 09:55

Elvis Rroshi shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Elvis Rroshi shkon në SPAK
Elvis Rroshi shkon në SPAK

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Gjatë muajit qershor Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre”,  pas një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur ishte ai ishte kryetar bashkie.
Ndërkohë në muajin maj me urdhër të Prokurorisë së Posaçme,  ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, i  është sekuestruar telefoni si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore.

Roshi bëri fushatë për kushëririn e tij, Elton Roshi, që kandidonte për PD-ADSHM-në e Sali Berishës, i cili mori 5233 vota gjatë garës në qarkun e Tiranës, duke u renditur i 7-i në listën e hapur.

Këto kontrolle dhe veprime proceduriale hetimore janë kryer me urdhër të prokurorit të SPAK, Ervin Kondili, që ka në dorë çështjen në fjalë.

Mësohet deri tani se jane kryer kontrolle banese dhe kontrolle personale me urdhër të prokurorit dhe është sekuestruar celulari i Elvis Roshit, me dyshimin për korrupsion në zgjedhje.Përveç Roshit janë ushtruar kontrolle edhe në persona të tjerë dhe janë sekuestruar edhe 3 aparate celulare, që po verifikohen në mesazhe, biseda dhe aktivitete të tjera në rrjetin social prej tyre.

Ish-kryebashkiaku Roshi u shfaq edhe gjatë fushatës në krah të kushëririt të tij, teksa mori pjesë edhe në mitingun e PD-së në Kavajë më 25 prill, teksa kishte të mbuluar kokën me kapuç sportiv.

Ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, një grua e identifikuar si Xhuli Duda, u shoqërua nga policia në Kavajë. Ajo është ndjekur nga agjentë të policisë, ndërsa është takuar me ish-kryetarin e bashkisë, Elvis Roshi.

Pas takimit, gruaja është ndaluar teksa dhe i është gjetur një listë që përmbante emrat e disa prej familjarëve të saj. Dyshohet se ajo është përfshirë në aktivitete të dyshimta që lidhen me blerjen e votës. Duda dhe Roshi u morën në pyetje. Mendohet se edhe hetimet e sotme janë pjesë e kësaj procedure, për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe ngjarjen e dyshuar si korrupsion zgjedhor.

elvis rroshi shkon në spak

Lini një Përgjigje