TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Dhjetor 2025, 11:46

Largoi avokatin Artan Gjermeni nga mbrojtja, shtyhet seanca ndaj Erjon Veliajt

Shkruar nga Pamfleti
Largoi avokatin Artan Gjermeni nga mbrojtja, shtyhet seanca ndaj Erjon Veliajt
Erion Veliaj

Seanca paraprake ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është shtyrë për datën 5 janar.

Veliaj largoi një nga avokatët e tij mbrojtjes Artan Gjermeni, ndërsa GJKKO i ka caktuar atij një avokat kryesisht, konkretisht Valentina Teodoreskun.

Veliaj kërkoi heqjen e masës së vendosjes në kafaz gjatë seancave, vënien në dispozicion të plotë dhe të menjëhershme të akteve të dosjes në një formë të aksesueshme, si dhe shtyrjen e procedurës deri në garantimin e këtyre të drejtave.

Pas largimit të avokatit, gjykata i ka caktuar Erion Veliajt si avokat kryesisht Valentina Teodoreskun.

Veliaj kërkonte që të zbatohej i njëjti standard i zbatuar me të pandehur të tjerë që kanë bërë të njëjtën kërkesë.

“Duke patur parasysh mënyrën e ndryshme të vendimmarrjes së kësaj Gjykate për procedimin kundër të pandehurit Erion Veliaj si dhe nevojën për të garantuar trajtim të barabartë të të pandehurve në zbatimin e nenit 34/a dhe 327 pika 2 dhe 3, mbi të drejtën e njohjes dhe marrjes së kopjes së akteve, personalisht nga i pandehuri, konstatojmë se qëllimi i kësaj kërkese është të vendoset i njëjti standard për mënyrën e procedimit dhe palët pjesëmarrëse në gjykimin e pranë kësaj Gjykate“, thuhej në kërkesë.

 

shtyhet seanca veliaj

Lini një Përgjigje