TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shtator 2023, 15:50

Evi Kokalari plas “bombën”: Ilir Meta i skeduar në SHBA për tregti droge e korrupsion

Shkruar nga Pamfleti

Evi Kokalari plas “bombën”: Ilir Meta i skeduar në SHBA

Aktivistja e Evi Kokalari duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, ka zbuluar dhe një bisedë me disa politikanë republikanë në Amerikë, të cilët i kanë folur për ish-presidentin Ilir Meta.

Në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News,  Kokalari tha se gjatë bisedës amerikanët e kanë cilësuar Metën si një ndër personat më të korruptuar në botë, duke shtuar se merret edhe me tregti droge.

"Ishim duke folur për Shqipërinë dhe më thanë: ‘Ilir Meta është ende Presdient?’ Jo ju thashë ka kohë që nuk është më dhe në atë moment ata më thonë: ‘Një nga personat më të korruptuar që kam parë në jetën time, me tregëti droge dhe shumë gjëra të tjera’. Sa mirë që e dini u thashë, ata janë në dijeni për të gjitha dhe kjo është gjë e mirë për shtetin shqiptar”, tha Kokalari.

kokalari meta

Lini një Përgjigje