TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shtator 2023, 10:49

Viti i ri shkollor, shtyhet deri më 10 shtator regjistrimi i nxënësve

Shkruar nga Pamfleti

Viti i ri shkollor, shtyhet deri më 10 shtator regjistrimi i

Regjistrimi i nxënësve në arsimin parauniversitar është shtyrë për herë të dytë. Sipas Ministrisë së Arsimit, shkak i shtyrjes është indicia që ata kanë marrë se ka ende nxënës të pa regjistruar ndaj një ditë më para janë njoftuar shkollat që janë shtyrë sërish regjistrimet e nxënësve.

"Në vijim të shkresës së Ministrit të Arsimit dhe Sportit me numër 5131/2 prot datë 06.09.2023, për regjistrimet në institucionet e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2023-2024, me qellim krijimin e mundësisë se regjistrimit për të gjithë nxënësit, sistemi e-albania do të qëndrojë i hapur deri më datën 10.09.2023. Ju lutemi të njoftoni prindërit ose kujdestarët e nxënësve që ende nuk janë regjistruar që të aplikojnë sa më shpejt për regjistrim”, thuhet në njoftim.

Afati i fundit i regjistrimeve, normalisht ka qenë deri më datë 1 shtator, u shty deri më 4 dhe tani nxënësit do të kenë sërish kohë për regjistrime deri më datë 10.

Lini një Përgjigje