TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shtator 2023, 10:33

Ende në sallën e reanimacionit, zbulohet si është gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

Shkruar nga Pamfleti
Ende në sallën e reanimacionit, zbulohet si është gjendja
Fatos Nano

Analisti Ilir Kulla ka treguar se si është gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano. Ai tha se ish lideri socialist e ka kaluar fazën e rrezikut për jetën.

Gjendja është stabilizuar. Ka kaluar fazën e rrezikut për jetën dhe është drejt përmirësimit. Unë nuk e kam vizituar dot nga afër sepse është në reanimacion, por këto që po ua them janë fjalët e mjekut. Duke besuar edhe te karakteri i fortë i Nanos, mendoj se do ta kalojë”, tha analisti Ilir Kulla mëngjesin e sotëm në Breaking.

Dy ditë më parë ish-kryeministri Fatos Nano i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri. Prej 24 gushtit ai është shtruar në një spital privat për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Nano qëndroi për ditë të tëra në intubim, teksa ditët e fundit gjendja u stabilizua.

Megjithatë mjekët kanë thënë se pas kësaj ndërhyje do të duhet shumë kohë të rikuperohet.

Lideri historik i Partisë Socialiste qëndroi në intubim pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Kjo është një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe mund të parandalohet. Karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve ajrore.

SPOK-u është shkaktari i tretë i vdekjeve në të gjithë botën dhe shkaktari i dytë që akuzohet për invaliditet të plotë të pacientëve. Në vitin 2010 janë raportuar mbi tre milionë vdekje nga kjo sëmundje në rang botëror.

fatos nano

Lini një Përgjigje