
Për analistin, Artur Zheji, formacioni që drejtohet nga Gazment Bardhi është një grup pa kokë, që sipas tij nuk ka të ardhme.
Në një intervistë për emision “Real Story”, Zheji u shpreh se Bardhi po përdoret nga të tjerët duke shtuar se ato po presin momentin për të hyrë në lojë.
“Këta janë një grup pa kokë, me një kokë false, që është Bardhi. Bardhi është një kokë, që ekspozohet, është pasionant dhe ambicioz dhe këta me të mençurit rrinë në skalionin e dytë, dhe po presin që të hajë kokën Bardhi dhe pastaj të hyjnë në lojë“, tha ai.
Ai shtoi se Gazment Bardhi po përdoret nga të tjerët brenda PD-së, të cilët sipas tij e dërgojnë nga kanë interesat e momentit.
“Dinakëri shumë e madhe, Bardhi përdoret, është si ai demi, që me një shami të kuqe e çojnë nga të duan. Për mua, është i përdorur”, tha ai.
Lini një Përgjigje