TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2024, 22:21

"Dy grupet më gjakatare", Klodiana Lala zbulon zanafillën e përplasjeve mes klaneve Çopja dhe Alibej!

Shkruar nga Pamfleti

"Dy grupet më gjakatare", Klodiana Lala zbulon zanafillën e

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për përplasjet mes dy grupeve kriminale Çopja dhe Alibej dhe luftën gjakatare mes tyre, duke treguar disa nga detajet më tronditëse.

Në një intervistë për emisionin “Të Pakespozuarit”, Lala tha se sherri mes Franc dhe Hajdar Çopjat me Endrit Alibejn, erdhi për shkak të një sasie shume të madhe droge që humbi në Britani. Kjo më pas sipas Lalës ishte zanafilla e një lufte hakmarrëse mes tyre.

"Franc dhe Hajdar Çopja patën përplasje shumë të ashpër me Endrit Alibejn, për shkak të një sasie shume të madhe droge që humbi në Britani. Rrihet dhe dhunohet barbarisht personi përgjegjës. Vëllezërit Çopja organizojnë masakrën e Bradaseshit, ku u ekzekutuan tre persona. Nis përplasja frontale mes dy grupeve. Erion Alibej fillon të mbledhë informacion.

Për të eliminuar Erion Alibej mendonin të ndikonin në sistemin e drejtësisë dhe polici, ta vrisnin brenda ambjenteve të policisë, ofronin për kokën e tij 5 milionë euro.

Mendonin ta ekzekutonin me eksploziv dhe ta shpërthenin me tritol. Në luftën e përgjakshme, që kanë qenë klanet më të rrezikshme, problemi është që ata kanë investuar milionë euro dhe kanë ngritur grupe të strukturuara kriminale. Të gjithë këto para nga trafiku i kokainës, vinin nëpërmjet dy exchange në Tiranë dhe investoheshin në ndërtim, në një zonë rezidenciale pranë vendin ku jemi. Kanë investuar 15.4 milionë euro në blerjen e lingotave të arit.

Është nga hetimet më të rëndësishme, sa u përket grupeve kriminale. Alibejt dhe Çopjat, dy grupimet më gjakatare që kam hasur vitet e fundit. Ka një detaj, që Çopjat donin të rekrutonin zyrtarë të policisë për të kryer vrasjet. Ndërkohë kishin rekrutuar Talo Çelën që kishte grup vrasësish me pagesë", tha Lala.

Lini një Përgjigje