TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2024, 22:10

Vrasjet që tronditën vendin, Beci: Nuk funksionon sistemi parandalues, media të bëjë kujdes me raportimin

Shkruar nga Pamfleti

Vrasjet që tronditën vendin, Beci: Nuk funksionon sistemi parandalues,

Teksa ka komentuar krimet e javëve të fundit, prokurori Eugen Beci e sheh si të rëndë që në media i jepet kaq shumë rëndësi detajeve të vrasjeve, pasi ndikon negativisht në shoqëri dhe ekziston rreziku i përsëritjes së këtyre ngjarjeve.

'Dënimet e personave parandalojnë ngjarjet e mëvonshme. Jepet shumë frymë detajeve të këtyre ngjarjeve. Dhe shërbejnë si model për personat e tjerë. Nëse ndjek në TV, mënyrën detajet, duket sikur krijon tablo të ngjarjes tjetër të paralajmëruar. Duhet të jenë më të kufizuar detajet. Përbëjnë interes të shtuar për klikimet por jo për parandalimin', tha ai në “Report TV”.

Ndërsa gazetari Armand Bajrami vuri theksin tek ngjarja në Memaliaj ku humbën jetë përveç të moshuarit Shyqyri Kalemi edhe dy të pafajshëm.

Ishte verë e nxehtë edhe për ngjarjet kriminale. Do veçoja si shumë të rëndë masakrën e Memaliajt, u qëllua një i moshuar Shyqyri Kalemi që ishte babai i dy djemve në konflikt me persona të tjerë. Kundërshtarët gjetën si shënjestër më të sigurt babain. Humbën jetën dhe dy të pafajshëm. E rëndë ishte dhe ngjarja e Velipojës. Pas një konflikti në kufi të banalit. Ekspozoi problemet e organeve ligjzbatuese. E rëndë ngjarja e Shënavlashit. Por dhe sherri i vajzave në një nga lokalet e Tiranës”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje