TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2024, 21:25

Rrebeshet e shiut përmbytin Sarandën, ngrihet “alarmi” edhe në Vlorë; Bashkia thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rrebeshet e shiut përmbytin Sarandën, ngrihet “alarmi”

Ditën e sotme shumica e vendit është përfshirë nga reshjet e shiut. Në disa qytete si ai i Sarandës ka pasur përmbytje.  Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të shiut, rrugë dhe bulevarde janë shndërruar si përrenj në Sarandë.

Rrugët janë bërë të pakalueshme, pasi rebeshi i shiut i cili ka nisur prej rreth 20 minutash ka përmbytur rrugët, ndërsa uji është futur edhe në disa biznese.

Ndërkohë në anën tjetër, alarmi është ngritur edhe për qytetin e Vlorës që pritet të preket nga reshjet e shiut me intensitet të lartë në orët në vazhdim.  Për të shmangur incidentet, Bashkia Vlorë i ka bërë apel qytetarëve që të jeni vigjilentë dhe të mos parkojnë mjetet në disa zona në qytet të cilat përmbyten shpesh.

Të dashur qytetarë! Në orët në vijim priten reshje shiu me intensitet të lartë. Ju lutemi të jeni vigjilentë dhe të mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si: Albano&Romina, Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në "Skelë" te dykalimshi.

Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme. Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut me prezencë të ujit, na kontaktoni: Emergjencat: 112, Facebook: Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Instagram: uk_rajoni_vlore, Facebook: Bashkia Vlorë Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj! Faleminderit”, shkruan Bashkia.

Lini një Përgjigje