TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2024, 21:10

Arrestimi i Rexhë Byberit, Artan Hoxha thirrje SPAK-ut: Hetoni edhe kryebashkiakët që menaxhojnë fonde të mëdha!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Rexhë Byberit, Artan Hoxha thirrje SPAK-ut: Hetoni edhe

Gazetari Artan Hoxha duke folur për arrestimin e kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi, tha se janë disa kryetarë bashkish nën shënjestër nga SPAK, por sipas tij ata që goditen të parët janë ata sa më larg Tiranës.

Në një intervistë për emisionin “TëPaekspozuarit”, Hoxha tha se Rexhë Byberi akuzohet për shpërdorim detyre dhe se i ka shkaktuar shteti një dëm prej 277 milionë lekësh.

Më tej Hoxha kishte dhe një këshillë për SPAK; ku tha se të parët duhet të hetohen ata kryetarë bashkish  që janë faktorë të mëdhenj në vend, që menaxhojnë sasi shumë të mëdha paraje.

“Rexhë Byberi ka qenë me të gjitha forcat dhe shumë mirë që hetohen të gjithë, por më duket pak selektive, se unë besoj se dhe një pjesë e mirë e prokurorëve të SPAK kanë punuar në Tropojë.

Se sa do abuzim të bëjnë këta varet nga fondet që marrin.

Jam me parimin që më me shpejtësi duhet të hetohen ata që janë faktorë të mëdhenj në vend, që menaxhojnë sasi shumë të mëdha paraje.

Maksimumi i korrupsionit që mund të bënte Rexha aty, se atë e njeh dhe Berisha dhe Meta dhe Rama”, tha Hoxha.

Lini një Përgjigje