TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2024, 22:03

Ngjarjet kriminale në vend, Ferdinand Dervishi: Si kthimi i emigrantëve gjatë verës rrit numrin e vrasjeve

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarjet kriminale në vend, Ferdinand Dervishi: Si kthimi i

Muajt e verës patën edhe disa ngjarje të rënda kriminale, si ajo e Memaliajt, Shënavlashit, Pogradecit apo e Velipojës.

Ngjarjet janë komentuar nga gazetari Ferdinand Dervishi. Në ‘5 Pyetjet me Babaramon’, ai tha se shtimi i ngjarjeve kriminale ndodh për shkak të kthimit të emigrantëve, të cilët lajnë haqet.

'Ka periudha kohore kur ka shtim të ngjarjeve kriminale. Kur vijnë shumë emigrantë, zgjidhin probleme të mbartura. Kur një personazh në Fier, i kishin vrarë një nga Lushnja, ai kapo banda e familjes fierake, i thotë familjes, nëse brenda vitit të ri nuk e merrni hakun do vijë t’iu vrasë juve. I fut një kërcënim nga Italia, do vijë t’iu vrasë juve. Dhe ai vritet në datën 31. Ka lidhje me emigrantë, histori të mbartura. Ndërsa ngjarjen e fundit më duken si plagë të shoqërisë shqiptare. Ngjarja e Pogradecit, sherri në bllok dhe vrasja e babait në Shënavlash. Këto nuk kanë lidhje shumë me emigrantët. Në Pogradec kemi fshehje të dyshuar të provave. Ngjarja e bllokut shumë e rëndë. Kemi një mashkull që akuzohet nga e fejuara se ka një lidhje tjetër. Dhe nuk zgjidhet problemi me personin që ka marrëdhënie”, tha ai.

Lini një Përgjigje