
Gazetari Ferdinand Dervishi e sheh si shumë problematike ekspozimin e detajeve të ngjarjeve kriminale në media dhe Tv. Kjo pasi këto ngjarje kthehen si model apo shembulli për tu ndjekur nga shoqëria.
“Ne kemi shumë informacion edhe si ka ndodhur ngjarja dhe vijmë e ua themi popullit: Shiko kjo ngjarje ndodhi kështu e kështu. Ne po u mësojmë stereotipe si bëhet një vrasje dhe si fshihet një vrasje. Ua kemi bërë kokën damlla. Ditë për ditë. Për këtë ngjarjen në Shënavlash, tha një kolegu jonë, po sa i trashë ai, e hodhi në pus, nuk gjeti një mënyrë tjetër për ta zhdukur. E kupton mendësinë. Këtë po u themi shqiptarëve. Si bëhet një vrasje dhe si tua hedhim, që të mos na kapi shteti dhe të mos na hedhin në burg. Këtë po u mësojmë me kaq shumë informacion sa u japim. Ajo duhet të ishte e saktë. Të japim 10 minuta çfarë ndodhi dhe të bëjmë analizë pse ndodhi dhe si duhet ta kuroj shoqëria jonë këtë gjë”, tha ai te Babaramo.
Më tej ai tha se shtimi i ngjarjeve kriminale ndodh për shkak të kthimit të emigrantëve, të cilët lajnë haqet.
“Ka periudha kohore kur ka shtim të ngjarjeve kriminale. Kur vijnë shumë emigrantë, zgjidhin probleme të mbartura. Kur një personazh në Fier, i kishin vrarë një nga Lushnja, ai kapo banda e familjes fierake, i thotë familjes, nëse brenda vitit të ri nuk e merrni hakun do vijë t’iu vrasë juve. I fut një kërcënim nga Italia, do vijë t’iu vrasë juve. Dhe ai vritet në datën 31. Ka lidhje me emigrantë, histori të mbartura. Ndërsa ngjarjen e fundit më duken si plagë të shoqërisë shqiptare. Ngjarja e Pogradecit, sherri në bllok dhe vrasja e babait në Shënavlash. Këto nuk kanë lidhje shumë me emigrantët. Në Pogradec kemi fshehje të dyshuar të provave. Ngjarja e bllokut shumë e rëndë. Kemi një mashkull që akuzohet nga e fejuara se ka një lidhje tjetër. Dhe nuk zgjidhet problemi me personin që ka marrëdhënie”, tha ai.
Lini një Përgjigje