TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2026, 21:22

“Duket si Luiza Gega në 3 mijë metërsh”, Artan Hoxha për arratisjen e Altin Ndocit: Në spital ishte edhe një tjetër personazh i njohur

Shkruar nga Pamfleti

“Duket si Luiza Gega në 3 mijë metërsh”, Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. I ftuar në “EuronewsAlbania”, ai tha se në spital ka qenë i akomoduar një tjetër personazh i njohur.

Për këtë arsye trupa e shoqërimit është detyruar të ndahet, ku nga 5 efektivë, dy kanë shoqëruar personin tjetër dhe mbetën vetëm 3 prej tyre.

Ka qenë herë të tjera, nuk është hera e parë. Ai e ka studiuar atë vend aty. Do të shikoni kur të fillojnë të dalin të dhënat sepse janë një pjesë e të dhënave që nuk mund t'i jap që sot nga janë marrë, por do të shikosh në vazhdimësi që ai ka qenë aty, ai e ka studiuar mënyrën se si sigurohet ai ambient, ku janë pikat e dobta të atij ambienti, se prandaj e pret Audi jashtë atë. Ata janë të koordinuar. Pra nuk doli në rrugë, i ngriti dorën një taksie. Tek ky imazhi që ka dalë, ai duket sikur është Luiza Gega në 3000 metërsh. Nuk është një atlet. Ajo që dua të them, për pjesën sot, shiko, deri sot në mëngjes, në këtë ambient ka qenë dikush tjetër. Nga pesë policë që duhet të ishin sot aty, dy kanë ikur te burgu, kanë çuar personin tjetër që ka qenë, ka qëndruar deri në mëngjes. Nga momenti, nga vendi që ai ka ikur deri tek Audia nuk ka pasur më shumë se 50 deri në 70 metra, është distancë shumë e afërt”, shtoi ai.

 

Lini një Përgjigje