TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2026, 16:08

Bleu vota gjatë zgjedhjeve, GJKKO shpall fajtor babanë e ish-kandidates së PSD

Shkruar nga Pamfleti
Bleu vota gjatë zgjedhjeve, GJKKO shpall fajtor babanë e
Foto ilustruese

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për çështjen penale ndaj Pandeli Bozhës, babait të Limonera Bozhës, ish-kandidate për deputete e Partisë Social Demokrate në Fier dhe Vladimir Lushkajt, të akuzuar për korrupsion zgjedhor.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, Pandeli Bozha ishte vënë nën akuzë për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, ndërsa Vladimir Lushkaj për “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal. Gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar dhe përfundoi me vendimin nr. 1, datë 13 janar 2026.

Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Bib Ndreca, shpalli Pandeli Bozhën fajtor dhe e dënoi me 1 vit e 6 muaj burg, i cili, pas aplikimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, u reduktua në 1 vit burgim. Megjithatë, në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, ekzekutimi i dënimit me burg u pezullua, dhe Bozha do të qëndrojë në provë për një periudhë 24-mujore, me kusht që të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Ndërkohë, gjykata deklaroi fajtor edhe bashkëpandehurin Vladimir Lushkaj për korrupsion pasiv, por në zbatim të nenit 52/b të Kodit Penal vendosi përjashtimin e tij nga dënimi penal.

limonera bozha pandeli bozha

Lini një Përgjigje