TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2026, 13:07

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria thellon hetimet; sekuestron dokumentet për hidrovorin e ri

Shkruar nga Pamfleti
Përmbytjet në Durrës, Prokuroria thellon hetimet; sekuestron
Durrësi i përmbytur

Prokuroria e Durrësit ka thelluar hetimet lidhur me përmbytjen e ndodhur në ditët e fundit në qytetin bregdetar. Durrësi është një nga zonat më të prekura nga vala e fundit e përmbytjeve, ndërsa dhjetra banesa u dëmtuan si pasojë e vërshimit të ujit.

Organi i akuzës po heton lidhur me shkaqet e përmbytjes, ndërsa raportohet se ditën e sotme janë sekuestruar dokumentet e hidrovorit të ri në Porto Palermo, project që ka kushtuar 19 milionë euro.

Dyshimet janë ngritur se ky hidrovor, i ndërtuar në 2022, nuk ka funksionuar me kapacitet të plotë, ccka duket se ka rënduar situatën e përmbytjeve. Opozita në denoncimet publike ka ngritur pretendimin se hidrovori është ndërtuar mbi nivel dhe nuk garanton thithjen dhe evakuimin e ujit në kohë reale. 

Nga raportimet mësohet se Prokuroria ka sekuestruar “hartim i studimit të projektit për rehabilimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos-Kenët dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit në kuadër të procesimit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë”.  Gjithashtu është marrë pranë Bashkisë së Durrësit e gjithë procedura tenderuese për hidrovorin, e po ashtu dokumentet e zbatimit të projektit.

Rreth 1 javë më parë, Prokuroria nisi hetimet për 3 ccështje penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Prokuroria njoftonte se gjendja e krijuar nga përmbytjet pengoi “zhvillimin normal i aktiviteteve arsimore, shtetërore, shëndetësore, ka krijuar bllokimin e rrugëve urbane dhe interurbane, përmbytjen e banesave dhe vendosjen në rrezik real të jetës së qytetarëve, përmbytjen e institucionit penitenciar duke vendosur në gjendje emergjente të gjithë qarkun” dhe se në këto kushte ka të dhëna të mjaftueshme dhe të arsyeshme se jemi përpara një fakti penal.

“Gjithashtu, nga të dhënat rezulton se si pasojë e kësaj situate dyshohet se ka ardhur për pasojë dhe vdekja e shtetasit A.H., i cili rezulton të jetë punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh. Nga të dhënat paraprake ka dyshime që ai ka humbur jetën për shkak se është marrë nga rrjedhja e ujit e shkaktuar në vend”, njofton Prokuroria e Durrësit.

Prokuroria e Durrësit thekson se do të jetë hetimi ai që do të përcaktojë nëse shkaqet e përmbytjes kanë qenë natyrore apo kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë apo mospërmbushjes së detyrës nga ana e organeve kompetente shtetërore apo të vetëqeverisjes vendore.

prokuroria durres permbytje

Lini një Përgjigje