TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2026, 11:55

UPDATE/ Edicioni Informativ Ora 12:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ Ora 12:00

Ju ftojmë të ndiqni edicionin informativ të mesditës, duke nisur me:

Nga sot bllokohet aksi Tiranë-Rinas, oraret dhe rrugët ku mund të kalohet

Nga dita e sotme, qarkullimi i automjeteve në drejtimin Tiranë–Rinas do të bllokohet për shkak të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se bllokimi do të jetë në fuqi sot dhe nesër, më 13 dhe 14 janar, nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Gjatë këtij periudhe, drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Aeroportit të Rinasit duhet të përdorin rrugë alternative.

Më konkretisht, lëvizja mund të realizohet përmes rrugëve: Vorë–Fushë Krujë, rruga dytësore, aksi Tiranë–Kamëz–Valias–Rinas, si dhe rruga Kashar–Thumanë e ndërtuar nga koncesionari.
ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe u bën thirrje të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen me kohë për të shmangur vonesat.

Punimet për mbikalimin e Qafë Kasharit synojnë të përmirësojnë rrjedhën e trafikut dhe sigurinë e aksit, duke sjellë lehtësim afatgjatë për udhëtarët drejt Rinasit.

2. Berisha thërret protestë Kombëtare

Më 24 Janar tubimi përfundimtar

Partia Demokratike rikthehet sërish në skenën e protestave kombëtare. Nga foltorja e ngritur përpara Kryeministrisë, kreu i PD-së, Sali Berisha, njoftoi mbrëmjen e sotme thirrjen e një proteste kombëtare më datë 24 janar, të cilën e cilësoi si një moment vendimtar për opozitën dhe për vendin.

Në fjalimin e tij, Berisha deklaroi se protesta e 24 janarit do të jetë përfundimtare dhe se do t’i dërgojë, sipas tij, “mesazhin e fundit” kryeministrit Edi Rama. Ai e akuzoi kreun e qeverisë për shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës, duke e cilësuar situatën politike në vend si një grusht shteti të vazhdueshëm institucional.

Berisha i bëri thirrje Ramës që të largohet vetë nga pushteti dhe të pranojë, siç tha ai, rendin kushtetues dhe ligjin. Në të kundërt, paralajmëroi se opozita dhe qytetarët do ta nxjerrin qeverinë “jashtë ligjit dhe jashtë Kushtetutës” përmes reagimit popullor.

Kreu i PD-së u drejtua me një apel të drejtpërdrejtë qytetarëve shqiptarë, duke i ftuar që më 24 janar të dalin masivisht në shesh, për të treguar fuqinë e bashkimit, guximin qytetar dhe shpirtin opozitar që, sipas tij, nuk është thyer pavarësisht presioneve politike.

Thirrja për protestë vjen vetëm pak ditë pas një tryeze të organizuar nga Berisha me parti opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në këtë takim morën pjesë disa nga aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike, përfshirë Kujtim Gjuzin, Selami Jenishehrin dhe Fatmir Mediun.

Megjithatë, jo e gjithë opozita iu përgjigj pozitivisht ftesës. Tre nga drejtuesit e partive të reja, Arlind Qori, Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj, refuzuan pjesëmarrjen, duke thelluar më tej ndarjet brenda kampit opozitar.

3. Kush e financoi Kuvendin e Rithemelimit?

SPAK merr në pyetje një tjetër zyrtar të PD

Kush e financoi Kuvendin e Rithemelimitt ë Partisë Demokratike në 11 dhjetor 2021? Kjo është çështja që SPAK po heton në kuadër të një hetimi të thelluar pasuror ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij. Hetimet po drejtohen nga Prokurori Arben Kraja, ndërsa një ditë më parë në pyetje u mor deputeti Belind Këlliçi.

Ndërkohë sot në SPAK është paraqitur Indrit Hoxha, Sekretar për Diasporën, dhe një nga emrat që 5 vite më parë u shfaq në krah të Sali Berishës, teksa ky i fundit nisi një “operacion” për t’i marrë drejtimin e partisë Lulzim Bashës, pasi ky i fundit pranoi kërkesën e amerikanëve për të përjashtuar ish-Kryeministrin nga Grupi Parlamentar, pas shpalljes “non grata”.

Hoxha, ashtu si Këlliçi, pyetet me cilësinë e personit që mund të ketë dijeni lidhur me shpenzimet dhe kush i ka mbuluar ato, ndërsa në rradhë për tu pyetur janë edhe Flamur Noka dhe Albana Vokshi. Por lista vijon me emra të tjerë funksionarësh demokratë që në dhjetor 2021 u shfaqën si organizatorë ose që ishin pjesë e Komisionit të Rithemelimit.

Nga rubrika 'antimafia': Kushtrim Shala, ortaku i Ermal Beqirit; ACTI si paradhomë e tenderëve
Në çdo hetim që prek aktivitetin e Ermal Beqirit, qoftë për tenderët e AKSHI-t, qoftë për kompanitë përfituese ose për rolin e shoqatës ACTI në orientimin e projekteve publike, shfaqet vazhdimisht i njëjti emër, jo si person nën akuzë dhe as si figurë e ekspozuar publikisht, por si aktor i vendosur me kujdes në prapaskenë, aty ku nuk ka tituj lajmesh, por ku ndërtohen marrëdhëniet e interesit, Kushtrim Shala.

Në hapësirën publike, Kushtrim Shala prezantohet si ekspert i teknologjisë dhe si figurë e përfshirë në ekosistemin e inovacionit, por dokumentet tregtare dhe marrëdhëniet e formalizuara tregojnë se ky pozicionim nuk qëndron mbi rol këshillues apo neutral, por mbi një ortakëri të drejtpërdrejtë biznesi me Ermal Beqirin, një emër që sot del në qendër të dosjeve penale për tenderë të manipuluar, skema për përfitim fondesh publike, kontroll të konkurrencës në sektorin e teknologjisë, pengmarrje, grup i strukturuar kriminal etj.

Për më shumë, klikoni tek edicioni informativ i orës 12.00

edicion informativ

Lini një Përgjigje