Si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit të Semanit, mijëra hektarë tokë janë të mbuluara nga uji.
Aktualisht numërohen rreth 3500 hektarë tokë dhe mbi 20 banesa të përmbytura. Për shkak të çarjes së argjinaturës, niveli i ujit sa vjen dhe rritet. Vërshimi i ujit nuk u ka lënë kohë banorëve as të shpëtojnë bagëtitë.
Gjatë mesnatës, uji ka depërtuar edhe në disa banesa në fshatin Havaleas, duke detyruar banorët të dalin në rrugë për t’i shpëtuar përmbytjeve.
Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, të cilat po punojnë për monitorimin e situatës dhe ndihmën ndaj banorëve.
Lini një Përgjigje