TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2026, 08:13

Çahet argjinatura e lumit Seman, përmbyten 20 banesa në Havaleas të Libofshës

Shkruar nga Pamfleti

Çahet argjinatura e lumit Seman, përmbyten 20 banesa në

Lumi Seman ka vërshuar gjatë natës duke shkaktuar përmbytje të shumta në zonën e Libofshës.

Si pasojë, rreth 20 banesa në fshatin Hasturkas janë përfshirë nga uji, ndërsa çarja e argjinaturës mbrëmjen e djeshme ka bërë që prurjet të dalin drejt tokave bujqësore dhe zonave të banuara.

Raportohet se, prurjet e shumta të lumit dhe dëmtimi i argjinaturës në disa segmente kanë sjellë përmbytjen e tokave bujqësore në disa fshatra të zonës. Gjatë mesnatës, uji ka depërtuar edhe në disa banesa në fshatin Havaleas, duke detyruar banorët të dalin në rrugë për t’i shpëtuar përmbytjeve.

Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, të cilat po punojnë për monitorimin e situatës dhe ndihmën ndaj banorëve.

Lini një Përgjigje