TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2026, 09:35

Përmbytjet në Shkodër/ 900 ha tokë nën ujë, Oboti dhe Dajçi mbeten të izoluar

Shkruar nga Pamfleti
Përmbytjet në Shkodër/ 900 ha tokë nën ujë, Oboti
Pasojat e përmbytjeve në qarkun Shkodër

Rreth 900 hektar tokë vijojnë të mbeten nën ujë në qarkun e Shkodrës, konkretisht në Bashkinë Shkodër dhe Bashkinë Vau Dejë.

Situata është drejt përmirësimit, krahasuar me ditën e djeshme, teksa ka pasur ulje të niveleve të ujit në zonat e prekura.

zonën Obot, është konstatuar rënie e nivelit të ujit. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore paraqet prezencë uji rreth 100 cm, nga 110 cm që ishte një ditë më parë, duke shënuar ulje rreth 10 cm. Aksi vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Në Obot ka banesa me prezencë uji në oborre, ndërsa deri në këto momente nuk ka raportime për prezencë uji në brendësi të banesave.

bashkinë Malësi e Madhe, në fshatin Vukpalaj janë ende 20 banesa me ujë rreth oborreve, por niveli i ujit ka rënë krahasuar me ditët e mëparshme. Nuk ka prezencë uji në tokat bujqësore, por të gjitha livallet nga Vija e Vrakës (Njësia Administrative Gruemirë) deri në fshatin Gashaj (Njësia Administrative Kastrat) mbeten të përmbytura nga prurjet e Liqenit të Shkodrës.

Në Njësinë Administrative Dajç, në zonën Urrelat – Shirq, është konstatuar ulje e nivelit të ujit rreth 10 cm krahasuar me ditën e djeshme. Vijon të ketë prezencë uji në kanalet kulluese të tokave bujqësore, por pa depërtim në banesa.

Akset rrugore Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth janë të kalueshme, por kërkohet respektim rigoroz i rregullave të qarkullimit, sinjalistikës dhe përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve.

zonën e Qafë Thorës nuk është evidentuar rrezik nga ortekët.

Sipas të dhënave paraprake, sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 945 hektarë, e shpërndarë si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç: rreth 120 ha

Njësia Administrative Velipojë: rreth 195 ha

Njësia Administrative Ana e Malit: rreth 600 ha

Njësia Administrative Bërdicë: rreth 30 ha

shkoder permbytje

Lini një Përgjigje